Kurti propozon marrëveshje me PDK-në për zgjedhjen e presidentit dhe votimin e Ligjit për Specialen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur një mënyrë për të tejkaluar ngërçin rreth zgjedhjes së presidentit, duke e lidhur këtë proces me miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Gjatë një konference për media të martën, Kurti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që deputetët e kësaj partie të jenë pjesë e votimit për presidentin. Sipas ofertës së tij, në këmbim shumica parlamentare do ta votonte Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Ai ka sqaruar se nuk kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të PDK-së, por së paku të gjysmës së grupit parlamentar.

“Gjysmën e Grupit Parlamentar, veç gjysmën, jo krejt. Krejt edhe më mirë, por veç gjysmën”, ka deklaruar Kurti.

Propozimi i kryeministrit në detyrë parashikon që Hamza të bëjë një zotim publik se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në procedurën për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka kërkuar që Kuvendi ta zhvillojë në të njëjtën seancë votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe më pas të kalojë te votimi për presidentin.

Gjatë fjalimit, ai ka përmendur Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin si dy emra të propozuar për postin e presidentit.

“Pra, një seancë e Kuvendit sonte, me dy pika: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe votimi për presidentin”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, procesi i zgjedhjes së presidentit dhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara nuk duhet të kushtëzojnë apo bllokojnë njëri-tjetrin.


Shtuar më 6.10.2026 20:15

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetnakitbahisbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbetMadridbet girişMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetHoliganbet GirişHoliganbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahisGrandpashabetcasinofast