Kurti pas takimit me Dendias: I kërkova që Greqia të njohjë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili vizitoi Kosovën ditën e sotme, që Greqia të njohë pavarësinë e saj.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë thuhet se, ata gjithashtu kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin Kurti i deklaroi Dendias, se Prishtina duhet të trajtohet si e barabartë. Nga ana tjetër, Dendias i premtoi Kurtit se Greqia do të përkrahë dhe ndihmojë Kosovës në rrugën e saj evropiane, si dhe në liberalizimin e vizave.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.


Shtuar 4.06.2021 18:51