Kurti në sheshin “Adem Jashari”: Kosova po përgatit terrenin për rikthimin e diasporës

Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi një takim me mërgimtarët në sheshin “Adem Jashari” të kryeqytetit, ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Kurti i cilësoi bashkatdhetarët si një vazhdim të Kosovës dhe si një potencial të rëndësishëm për vendin. Sipas tij, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit përfaqësojnë Kosovën dhe kombin shqiptar në shtetet ku ndodhen.

Ai tha se mërgimtarët, nga Amerika, Kanadaja dhe Australia, deri në Britani, Skandinavi, Gjermani, Zvicër e Austri, janë ambasadorë të vegjël të Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Kur mblidhen së bashku, shtoi ai, këta ambasadorë formojnë ambasadën më të madhe që kanë shqiptarët në Evropë, falë diasporës dhe angazhimit të saj në arenën ndërkombëtare, për të cilin Kurti shprehu mirënjohje.

Duke folur për mundësinë e kthimit të tyre, kryeministri në detyrë deklaroi se Kosova po krijon rrethana më të mira përmes sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, luftës kundër korrupsionit dhe investimeve në bujqësi e ushtri.

Kurti tha se shumë familje dikur kishin dërguar një ose dy anëtarë në Perëndim, ndërsa sot në disa raste po kthejnë një ose dy prej tyre në Kosovë. Ai vuri në dukje se kthimi lehtësohet nga fakti se ata kanë tokë, shtëpi dhe, në disa raste, edhe banesa të tjera në Kosovë.

Sipas tij, institucionet synojnë përfshirjen e qindra bashkatdhetarëve në institucionet publike të shtetit, ndërsa mijëra të tjerë në sektorin privat të Kosovës.


Shtuar 1.08.2026 22:21

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetmadridbetMadridbetMadridbetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetwettseitenAnkara escortcasibomjojobetjojobetbetciocasibom girişSportwettenAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetmariobetjojobet giriş