kosovë

Kurti në Samitin e Paqes 2023 në Seul: Kosova po e bën më të mirën për paqe e siguri

Me ftesë të Federatës së Paqes Universale (UFP), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 që po mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

“Sfidat Bashkëkohore të Rendit Botëror: Drejt një Kulture Botërore të Paqes” është titulli i samitit në këtë vit. Kryeministri Kurti sot gjatë ditës së parë ishte pjesëmarrës në dy panele diskutimi.

Të lidhura

None found

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova po e bënë më të mirën e saj që të ketë paqe dhe siguri, liri dhe demokraci.

Kurti ka prezantuar të arriturat kryesore të qeverisjes, me theks te zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Kosova po e bënë më të mirën e saj që në njërën anë të kemi paqe dhe siguri, dhe në anën tjetër të kemi liri dhe demokraci, pa pasur nevojë që të sakrifikojmë njërën për tjetrën. Veçoi rritjen ekonomike mesatare në dy vitet e fundit, rritjen e të hyrave tatimore, të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, dhe përparimin demokratik, si dëshmi se demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah. Në të kaluarën kemi parë raste të favorizimit të stabilitetit politik para reformave demokratike, gjë që si rezultat ka prodhuar autokratë që i frikësohen vetes teksa janë cinik ndaj të tjerë. Një gabim i tillë nuk duhet të përsëritet, u shpreh kryeministri Kurti thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në njoftimin thuhet se në sesionin e paradites, të titulluar “Drejt paqes në Indo-Pacifik”, ku ndër të tjerë ishin pjesëmarrës edhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Neët Gingrich, Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë hyrëse në cilën u shpreh falënderues për ftesën dhe për mundësinë për të qenë pjesë e këtij samiti, veçanërisht në një kohë që çdo herë e më shumë po bëhet e qartë se vetëm paqja universale është paqe e qëndrueshme.

Po ashtu  Kurti ka veçuar dy trende që po dominojnë botën sot; liria, paqja dhe demokracia në njërën anë, dhe invazioni, lufta dhe autokracia në anën tjetër.

“Trende këto që janë shpërfaqur sidomos pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, dhe të cilat janë të pranishme edhe në rajoni indo-pacifik”.

Republika e Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, mbështetë zhvillimet paqësore në këtë rajon, duke theksuar se respektimi i integritet territorial, paqes dhe sigurisë janë vitale për paqe dhe prosperitet në botë.

Ai shtoi se Kosova admiron të arriturat e Koresë Jugore, Japonisë, Singaporit dhe Taivanit në fushën e digjitalizimit, teksa tha se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet tjera si Australia, Zelanda e Re, Tailanda, Malajzia e pothuajse me të gjithë Ishujt Pacifik.

Ai po ashtu foli edhe për rolin dhe qëndrimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar këtu linjëzimin e qëndrimeve dhe politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen e përbashkët ndaj Rusisë pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe për ndihmën që Kosova ka ofruar për qytetarët ukrainas, sikurse edhe për ata afganë.

“Si demokraci e re, ne e konsiderojmë obligim humanitar që t’i ndihmojnë ata që kanë më së shumti nevojë, por në të njejtën kohë edhe detyrë ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë që t’i ndihmojë kur ata kanë nevojë, u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

të fundit

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (19 maj) që të rrisë përsëri çmimin e karburanteve në treg. Nafta do tregtohet…

5 minutes ago

Amnistia Penale/ Ministri i Drejtësisë: Presim vlerësimin e Komisionit Evropian

Gjatë një konference për mediat (19 maj 2026), ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u shpreh se Shqipëria ka marrë tre…

23 minutes ago

DOSJET EPSTEIN NË “EKSPOZITË”! Shfaqen 3.5 mln faqe dokumentesh të publikuara nga DASH! Ekspozita vetëm për gazetarët dhe avokatët

Në zemër të Nju Jorkut është hapur një ekspozitë e pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe opinionit…

49 minutes ago

Protesta për Gjuhën Shqipe në Shkup/ Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Mejdani: Studentët nga Tirana udhëtuan për mbështetje, të rinjtë kërkojnë barazi

Në një reagim në "Facebook", Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani, ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve…

1 hour ago

Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri ndan pamje nga shtatzënia e dytë!

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka zbuluar se është shtatzënë për herë të dytë. Pak ditë pas konfirmimit të shtatzënisë,…

1 hour ago

SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen

Gjykata e Posaçme, ka rikthyer për hetim në SPAK çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën Prokuroria e Posaçne…

2 hours ago