Organizata “Albanians for America” e ka cilësuar sulmin terrorist në Banjskë si një prej rasteve më serioze të viteve të fundit. Sipas saj, Serbia ende nuk e pranon përgjegjësinë dhe nuk pranon të ekstradojë te drejtësia kosovare Milan Radojçiqin dhe grupin e tij.
None found
AFA ka përshëndetur paraqitjen në Senatin e Shteteve të Bashkuara të SRBIJA Act, të mbështetur nga senatorët Chuck Grassley dhe Richard Blumenthal. Nisma ka siguruar më herët edhe mbështetje bipartizane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas organizatës, fakti që projektligji po gjen përkrahje në të dyja dhomat e Kongresit dëshmon për rritjen e vëmendjes në Washington ndaj zhvillimeve politike në Serbi. Në reagim përmenden cenimi i standardeve demokratike, presioni mbi mediat, manipulimi i institucioneve dhe pengimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
AFA thekson se politika amerikane duhet të marrë në konsideratë edhe qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, si dhe veprimet që kanë ndikuar drejtpërdrejt në paqen dhe sigurinë rajonale. Organizata rikujton se Milan Radojçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në agresionin e Banjskës, ndërsa Serbia vazhdon të mos pranojë përgjegjësinë dhe të kundërshtojë ekstradimin e tij dhe të grupit të tij te autoritetet e drejtësisë së Kosovës.
Shqetësimet për sigurinë e Kosovës u shtuan edhe pas sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc. Ky rast, sipas AFA-s, dëshmoi se kërcënimet nuk kufizohen vetëm te deklaratat, por mund të shndërrohen në sulme konkrete ndaj infrastrukturës dhe stabilitetit të vendit.
Për këtë arsye, organizata konsideron se një politikë e qëndrueshme amerikane për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor duhet të përfshijë njohjen e realitetit të Kosovës si shtet i pavarur, si dhe angazhimin e Serbisë për të mos ndërmarrë hapa që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
AFA e sheh gjithashtu si shqetësues afrimin gjithnjë e më të madh të Beogradit me Rusinë dhe Kinën në aspektin politik dhe strategjik. Sipas organizatës, ky orientim kërkon vëmendje të veçantë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
“Albanians for America” u ka shprehur mirënjohje senatorëve Grassley dhe Blumenthal, si dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që kanë mbështetur nismën, për angazhimin e tyre në mbrojtje të demokracisë, zgjedhjeve të lira, lirisë së medias, sundimit të ligjit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Kombëtarja e Kosovës do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi ndaj Izraelit.Ylli prizrenas ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor…
Pse prindërit tanë nuk u ankuan kurrë për ankth? A nuk e përjetuan? — Klan Kosova [...]Read More...
Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai tha se…
Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e mbajtur sot në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka përfunduar…
Juventusi si zakonisht ka vazhduar t’i dhurojë mbështetje sulmuesit Edon Zhegrova për përballjet me Kosovën.“Bianconerët” shkruan sërish para përballjes me…
Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai tha se…