Janë bërë publike 11-shet që do ta nisin përballjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, takim i vlefshëm për grupin 3 të Ligës.
None found
Trajnerët Ran Ben Shimon dhe Franco Foda kanë përcaktuar lojtarët që do të zbresin nga minuta e parë në fushë.
Franco Foda ka bërë tetë ndryshime në formacionin e Kosovës, nga portieri deri te reparti ofensiv. Për këtë sfidë, Kosova do të luajë me skemën 4-4-2.
Amir Saipi do ta mbrojë portën, ndërsa para tij do të rreshtohen Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova dhe Milot Avdyli.
Ermal Krasniqi, Valmir Matoshi dhe debutuesi Dion Kacuri janë zgjedhur për mesfushën, ndërsa Muharrem Jashari do të veprojë në krahun e majtë.
Detyra për të kërcënuar portën e Izraelit u është besuar Albion Rrahmanit dhe Fisnik Asllanit.
Formacioni i përzgjedhur nga Foda përfshin disa lojtarë të rinj, si dhe futbollistë që rikthehen në ekip.
Kosova ka grumbulluar tri pikë në dy ndeshje, kurse Izraeli nuk ka marrë ende pikë pas dy humbjeve. Përballja që zhvillohet në Debrecen nis në orën 20:45.
Formacionet zyrtare
Izraeli: Tzru, Khalaili, Shlomo, Nachmais, Stoinov, Do.Peretz, Azoulay, Peretz, Solomon, Abada, Baribo.
Kosova: Saipi, Vojvoda, I. Krasniqi, Dellova, Avdyli, E. Krasniqi, Matoshi, Kacuri, Jashari, Rrahmani, Asllani.
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…
Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…