Categories: kosovë

Kurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Kosova mbështetet te liria, barazia dhe dinjiteti i çdo njeriu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është shënuar Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian.

Në një postim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kurti ka vlerësuar rolin e komunitetit egjiptian në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se nga përpjekjet e para për liri, te shpallja e pavarësisë dhe funksionimi i institucioneve demokratike, ky komunitet ka qenë pjesë e pandashme e historisë së vendit.

Të lidhura

None found

Ai ka deklaruar se Kosova është ngritur mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu. Sipas tij, në bazën e Republikës demokratike qëndrojnë të drejtat e njeriut, të cilat bashkojnë barazinë me universalitetin, ndërsa këto vlera nuk janë vetëm pjesë e Kushtetutës, por përbëjnë themelet mbi të cilat ndërtohet e ardhmja. Kurti ka shtuar se përkushtimi për të garantuar të drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe përfaqësim dinjitoz për të gjitha komunitetet mbetet i palëkundur.

Postimi i tij i plotë:

Në Ballkonin e Hapur, shënuam Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian!

Në çdo hap të rrugëtimit tonë shtetndërtues, nga përpjekjet e hershme për liri e shpallja e pavarësisë e deri te funksionimi i institucioneve demokratike, komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e pandarë e historisë sonë. Për këtë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju shpreh mirënjohjen time më të thellë.

Ditët e tilla janë më emocionuese se ditët festive dhe janë më të veçanta se ditët e zakonshme. Ato janë rikujtim për rrugëtimin dhe ritheksimin për rëndësinë e rolin e komunitetit egjiptian, për komunitetin, i cili ka ecur mes kohëve, mes stuhive dhe nuk ka lejuar kurrë që ta humbasë drejtimin.

Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu. Në themel të Republikës sonë demokratike, janë të drejtat e njeriut, të cilat i bëjnë bashkë barazinë dhe universalitetin. Këto parime nuk janë vetëm pjesë e Kushtetutës, ato janë themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë. Prandaj, edhe dedikimi ynë për të garantuar të drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe përfaqësim dinjitoz për të gjitha komunitetet, pa dyshim që mbetet i palëkundur.

Për t’i dhënë kuptimin e plotë kësaj dite, ne duhet të bashkëjetojmë, të bashkëqeverisim dhe të bashkëveprojmë në secilën ditë të vitit, duke dëshmuar se Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe se secili prej nesh ka vend të barabartë në të ardhmen, të cilën po ndërtojmë së bashku.

Urime Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian!

të fundit

ISHP: Në Maqedoninë e Veriut, rastet e sëmundjeve ngjitëse u shtuan me 22%

Gjatë muajit shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.042 raste të sëmundjeve akute ngjitëse, që paraqet një rritje prej…

1 minute ago

Bayern mposht Freiburgun në transfertë, Olise vulos suksesin në fund

Bayern Munich ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Freiburgut, duke triumfuar me rezultat 3-1 në një përballje…

8 minutes ago

Protesta e 13-të në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: 4 të lënduar, një protestues vijon të jetë i shtruar

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme në Tiranë, mes tyre dy protestues dhe dy efektivë të…

20 minutes ago

Tensions outside the prime minister’s office as youths pelt a water tanker with stones

Tensione të reja janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të autobotit të ujit…

37 minutes ago

Clashes resume outside the Prime Minister’s Office as police detain protesters and use pepper spray

Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në…

37 minutes ago

Police intervene against protesters in Tirana as water cannon enters the boulevard, tear gas is fired and media are forced to leave

Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore…

38 minutes ago