Kurti konfirmon pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit: Do të vijojmë dialogun për Presidentin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të zhvillohet nesër.

Të lidhura

None found

I pyetur nëse partia e tij do të propozojë një kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit, Kurti u përgjigj: “Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”.

Kurti theksoi se, paralelisht me pjesëmarrjen në seancë, do të vijojnë takimet dhe konsultimet politike për të gjetur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Sipas tij, synimi është që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

“Vazhdojmë me takime e bisedime në mënyrë që ta zgjedhim Presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet, që janë të paarsyeshme e të kushtueshme”, deklaroi ai.

Sa i përket mundësisë së një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se komunikimi me përfaqësues të tjerë politikë është i vazhdueshëm.

“Jam vazhdimisht në komunikim me të tjerët dhe besoj që duhet t’ua shtroni pyetjet atyre që thonë që do ta bojkotojnë zgjedhjen e Presidentit”, u shpreh kryeministri në detyrë.

Këto deklarata u bënë një ditë para seancës së Kuvendit, ndërsa partitë politike po kërkojnë një rrugëdalje për konstituimin e institucioneve dhe për të shmangur përsëritjen e procesit zgjedhor.


Shtuar 8.09.2026 11:08

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş