Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka ftuar në takim drejtuesit e partive politike përpara seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është planifikuar të zhvillohet më 6 gusht.
Të lidhura
None found
Takimi pritet të përqendrohet te gjetja e një zgjidhjeje për ngërçin në konstituimin e Kuvendit dhe te hapat për themelimin e institucioneve të reja të vendit.
Ftesa për takimin e parashikuar të martën u është dërguar deri tani kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini.
Burimet bëjnë të ditur se në diskutime pritet të përfshihet edhe formimi i Qeverisë së re, si dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje politike.
