Kurti kërkon marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi se partia e tij nuk paraqiti kandidat për kryetar të Kuvendit, edhe pse i ka votat e nevojshme. Sipas tij, zgjedhja e kryetarit pa një dakordim politik për presidentin do ta çonte Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

Të lidhura

None found

Kurti tha se zgjidhja duhet të kërkohet përmes një takimi mes drejtuesve të partive parlamentare, me synim arritjen e një marrëveshjeje për funksionalizimin e Kuvendit, krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për ta konstituuar Kuvendin pa një marrëveshje që do të siguronte praninë dhe votimin e deputetëve për Presidentin e Republikës do të përfundonte në mënyrë të pashmangshme me zgjedhje të reja, të përsëritura, të parakohshme, të panevojshme dhe të dëmshme.

Kreu i LVV-së bëri të ditur se përpjekjet për dialog nuk kanë përfunduar. Gjatë orëve të fundit, ai tha se kishte zhvilluar një takim, kishte dërguar letra për të ftuar liderët në bisedime, u ishte përgjigjur qëndrimeve të tyre në mungesë të takimeve dhe kishte shkëmbyer mesazhe telefonike me ta.

Sipas Kurtit, nuk ka arsye që palët të shmangin marrëveshjen ose komunikimin, ndaj përpjekjet e deritanishme nuk duhet të cilësohen si të dështuara apo të mbyllura.

Kurti theksoi se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm Lëvizjes Vetëvendosje. Ai shtoi se kreu i shtetit duhet të jetë mbi partiak, i distancuar nga polemikat e përditshme dhe jo pjesë e skenës aktuale politike, por një figurë me karakter të dëshmuar, vlera dhe merita profesionale e kombëtare.

Ai përsëriti ftesën për takim drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, dhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit. Kurti kërkoi që përmes bisedimeve të arrihet një marrëveshje politike për rrugën e përbashkët përpara, në interes të institucioneve të Republikës, popullit të Kosovës dhe së ardhmes së tij.

Duke komentuar incidentin me deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila hodhi vezë ndaj tij, Kurti tha se është i gatshëm ta paguajë edhe këtë çmim nëse ai do të shërbente si mundësi për t’i ulur liderët e partive në një tryezë.

Ai sqaroi se nuk ankohet për vezët që iu hodhën, por për faktin se drejtuesit politikë nuk pranojnë të takohen, duke shtuar se edhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit do të ishte një çmim që do ta pranonte, nëse kjo do t’i bindte ata të uleshin dhe të bisedonin.


Shtuar 8.08.2026 15:29

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibomartemisbet girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş