Categories: kosovë

Kurti i propozon Hamzës marrëveshje për postin e Kryetarit të Kuvendit: PDK-së i ofrohet një nga tri pozitat e larta shtetërore

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i është drejtuar me letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, duke i propozuar që PDK-ja të marrë drejtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Në letrën e tij, Kurti thekson se konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e presidentit të ri duhet të realizohen me pjesëmarrjen e të gjithëve, në përputhje me kërkesat kushtetuese.

Kurti e ka falënderuar Hamzën për përgjigjen e dhënë gjatë ditës, ndërsa ka shprehur moskuptimin e tij për refuzimin e një takimi mes tyre. Sipas tij, çështjet që lidhen me institucionet e Republikës dhe interesin e qytetarëve duhet të diskutohen përmes komunikimit politik dhe kolegjial, drejtpërdrejt dhe jo vetëm përmes letrave zyrtare.

Ai ka thënë se e respekton vendimin e PDK-së për të qëndruar në opozitë, por ka nënvizuar se edhe formimi i Kuvendit, edhe zgjedhja e presidentit ose presidentes së re duhet të bëhen bashkë nga të gjitha palët, ashtu siç përcakton Kushtetuta, për të cilën deputetët e rinj u betuan dje.

Kurti i është referuar gjithashtu përfundimit të letrës së Hamzës, ku thuhet se PDK-ja do të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas tij, në këtë fazë, kontributi i PDK-së lidhet me propozimin e emrit për nënkryetar nga kjo parti, i cili mund të zgjidhet vetëm pasi edhe deputetët e LVV-së të votojnë pro tij ose saj.

Lideri i LVV-së ka vlerësuar se PDK-ja mund të japë një kontribut më të madh në procesin e zgjedhjes së presidentit ose presidentes së re. Ai ka argumentuar se kjo do të shmangte mbajtjen e një palë zgjedhjeve të tjera, të cilat i konsideron të panevojshme, të paarsyeshme dhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit.

Pasi Hamza ka refuzuar takimin, Kurti ka përsëritur ofertën e tij për PDK-në. Ai ka deklaruar se, në këmbim të qëndrimit të deputetëve të saj në sallë dhe pjesëmarrjes në votimin për presidentin ose presidenten e re të Republikës, LVV-ja është e gatshme të bëjë rokadën mes pozitës së nënkryetarit ose nënkryetares së Kuvendit që i takon PDK-së dhe postit të kryetarit ose kryetares së Kuvendit, që do të drejtohej nga LVV-ja.

Sipas Kurtit, një marrëveshje e tillë do të përbënte kontribut të PDK-së dhe njëkohësisht do t’i siguronte kësaj partie drejtimin e njërit prej tri posteve të larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.

të fundit

Mesazhi enigmatik i Ernest Muçit: “Është çmenduri të presësh respekt pa e treguar vetë

©gunaydintrabzon Ernest MuçiPërmes një “story” të fundit në rrjetet sociale, sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka ndarë një mesazh të…

2 minutes ago

Prishtina e Re ruan kreun, Liria ndjek nga afër ndërsa Rilindja 1974 ngjitet fuqishëm

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku nuk munguan përballjet interesante, fitoret e…

3 minutes ago

Thirrje e presidentes nga takimi me delegacionin e Luginës: Mbështeteni Koalicionin Shqiptar të dielën

Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Kështu ka…

7 minutes ago

Memli Krasniqi reagon pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kryesia e PDK-së: Ishte privilegj të bashkëpunonim

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Bedri Hamzën për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim…

7 minutes ago

Klevis Balliu akuzon pushtetin: Dhunë makabre e policisë ndaj studentëve, urdhrat vijnë nga Rama dhe Balluku

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe deputeti Klevis Balliu ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve më të lartë…

14 minutes ago

SpaceX dhe Tesla drejt një bashkimi të mundshëm, Musk synon integrimin e teknologjive

Elon Musk po shqyrton mundësinë e bashkimit të dy kompanive të tij, SpaceX dhe Tesla, në një marrëveshje që mund…

15 minutes ago