Categories: kosovë

Albin Kurti zhvilloi takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Takimi u mbajt një ditë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Të lidhura

None found

Kurti e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të mëdha, duke theksuar se vendimi duhet të ndryshohet pozitivisht në shkallën e apelit.

Gjatë bisedës, Kurti dhe Hamza shkëmbyen pikëpamjet dhe përshtypjet e tyre, si dhe shqyrtuan rrugët dhe mënyrat që duhet të ndiqen për korrigjimin e vendimit të një dite më parë.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK-së, Hamza, u angazhuan që të mbajnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm për temat me interes publik, shtetëror dhe kombëtar.

Rezistenca e popullit tonë dhe lufta çlirimtare ishin jo vetëm të drejta, por edhe të domosdoshme në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbënte përgjigjen e organizuar të shqiptarëve kundër një regjimi shtetëror shtypës, si ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit. Krimet e këtij regjimi janë të dokumentuara, duke nisur nga represioni sistematik dhe aparteidi, te mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare, e deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi.

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

4 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

10 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

17 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

24 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

24 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

24 minutes ago