Spitali “8 Shtatori” njoftoi se sot, më 20 nëntor 2026, rreth orës 10:35 paradite, punonjësit e katit të parë ndjenë erë tymi dhe vunë re tym që dilte nga tarraca e Repartit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili ndodhet në katin e dytë.
Menjëherë u lajmëruan shefi i repartit dhe ekipi i evakuimit. Falë një reagimi të shpejtë dhe të bashkërenduar të stafit, të gjithë pacientët e repartit u evakuuan në mënyrë parandaluese dhe të sigurt, si dhe u morën në kujdes. Zjarri u shua me pajisjet kundër zjarrit të spitalit, ndërsa u thirr edhe shërbimi zjarrfikës.
None found
Në zonën e përfshirë nga zjarri nuk ka instalime elektrike ose gazi. Dëmet materiale janë të papërfillshme. Sipas të dhënave fillestare, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bisht cigareje, ndërsa shkaku dhe rrethanat e sakta janë ende duke u përcaktuar.
Të gjithë pacientët dhe punonjësit janë të sigurt, ndërsa spitali po vazhdon aktivitetin normalisht, thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me nga 18 vjet burgim Ilir Abdullahun dhe Rrahim Abdullahun për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje…
Nga spitali "8 Shtatori" njoftojnë se sot, më 20 nëntor 2026, rreth orës 10:35 të mëngjesit, punonjësit në katin e…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në…
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se po pengojnë ndërhyrjen e…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Varshavën të shtunën, pas incidentit të fundit me dy raketa…