Në ekspozitën personale “Dalja n’dritë”, ku janë paraqitur fotografitë e autorit Hazir Reka, kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh se këto imazhe i rikthejnë qytetarët e Kosovës te disa nga ngjarjet më domethënëse të historisë së afërt të vendit.
Këto deklarata ai i bëri të martën në mbrëmje në Prishtinë, gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës, ku vuri në pah kontributin e artistit në dokumentimin e episodeve historike të Kosovës.
None found
“Fotografitë e ekspozuara na çojnë në vitet 1988 dhe 1989, në kohën e protestave dhe grevave të minatorëve, kur zëri për liri e drejtësi, dinjitet dhe barazi jehonte në gjithë vendin e më gjerë. Para nesh shfaqen pamje nga protestat e vitit 1988, kur minatorët gjithandej vendit u bënë pjesë e një lëvizjeje të gjerë qytetare me demonstrata të fuqishme popullore”, tha Kurti.
Sipas tij, Hazir Reka ka ndërtuar përmes objektivit të aparatit një arkiv me vlerë të veçantë për kujtesën kolektive, duke ruajtur dëshmi të rëndësishme nga historia moderne e Kosovës.
Kurti theksoi gjithashtu se kjo ekspozitë përfaqëson një homazh për minatorët dhe qëndresën e tyre, si edhe për të gjithë ata që dhanë kontribut në rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe Republikës, ndërsa njëkohësisht shpreh mirënjohje për punën e autorit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë përgëzuar Listën Studentore për…
Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve të Partisë…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap…
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…