Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e vizitoi sot ekspozitën personale “Dalja N’dritë” të fotografit Hazir Reka.
Fotot sjellin në fokus vitet 1988–1989, demonstratat qytetare, grevat e minatorëve dhe një popull që, sipas kryetares Haxhiu, edhe kur i merrej zëri institucional, dinte të shprehej me këmbëngulje, me revoltë dhe me dinjitet.
None found
Një nga pikat më të rëndësishme të ekspozitës është greva historike e minatorëve të Trepçës. Sipas kryetares së Kuvendit, ata burra, në thellësi të nëntokës, e ngritën lart ndërgjegjen e një vendi të tërë, duke u kthyer në zërin e Kosovës në ditët kur liria kërkonte guxim, sakrificë dhe qëndresë.
“Kjo ekspozitë është dëshmi dhe dokumentim i qëndresës dhe sakrificës së shumë brezave në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Fotografitë nga Hazir Reka shërbejnë si një arkiv i çmuar i kujtesës sonë kolektive, duke na kujtuar rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe nderimit të atyre që kontribuan në momentet vendimtare të vendit tonë”, theksoi kryetarja Haxhiu.
Pas protestës së dhunshme në Tiranë, Majlinda Bregu ka shprehur keqardhjen e saj për pasojat dhe trashëgiminë politike që, sipas…
Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, duke…
Armando BrojaArmando Broja u paraqit vetëm 13 minuta në fushë, pasi e nisi si titullar te Burnley në ndeshjen me…
Sonte (e hënë) në Londër do të vendoset se kush është lojtari më i mirë në botë për vitin 2026.Yjet…