Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Taulant Kelmendi ngriti çështjen e fotografive të anëtarit të Aleancës, Daut Haradinaj, me personin që ai e cilësoi si vrasësin e Arlinda Sylaj-Zekajt, si dhe me bashkëshortin e viktimës.
Kelmendi theksoi se fotografitë dhe lidhjet politike nuk dëshmojnë vetvetiu përgjegjësi penale. Megjithatë, sipas tij, ato nxisin pyetje të arsyeshme dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime.
None found
Kelmendi: Fotografitë nuk provojnë domosdoshmërisht përgjegjësi penale, por ngrenë pyetje të ligjshme
“Kemi raste kur ish-kryeministra, ish-deputetë e ish-kryetar të partive, për të cilët janë ngritur publikisht akuza apo pretendime për dhunë në familje. Në anën tjetër, kemi disa sekrete publike me të cilat i kemi pasur gjatë gjithë ditës në rrjete sociale, ku kultivohen raporte me vrasës e doras e madje edhe me dorasin dhe burrin e viktimës. Fotografitë shoqërimet dhe afërsia politike nuk është domosdoshmërisht dëshmi e përgjegjësisë penale të askujt. Ato ngrehin pyetje legjitime. Në këtë kontekst para moralizimit duhet një distancim, publiku ka të drejtë të kërkoj llogari për fotografitë. Madje, janë të përfshirë edhe ata që thoshin se qytetarët kanë pasur bomba nëpër xhepa. A distancohet sot zonja deputete me dorasin”, tha Kelmendi.
Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj e kundërshtoi politizimin e çështjes. Ajo u shpreh se institucionet e sigurisë mbajnë përgjegjësi për vrasjen dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Kadrijaj solli në vëmendje edhe një fotografi të Naim Murselit me kryeministrin Albin Kurti dhe pyeti nëse kjo kishte shkaktuar akuza të njëjta.
Kadrijaj: A keni dëgjuar ndokënd ta akuzojë Albin Kurtin për fotografinë me Naim Murselin?
“Nuk kemi dashur me politizuar, sepse njerëzit nuk kanë pasur faj nëse ka ndodhur një vrasje. Shpërqendrimi i vëmendjes dhe kalimi i përgjegjësisë prej institucioneve tek individët kjo nuk ka kuptim. Unë kam një foto që Naim Murseli me burgim të përjetshëm është në foto me Albin Kurtin. A keni ndonjë sqarim këtu, a e keni dëgjuar dikë që ka akuzuar Albin Kurtin për këtë foto, nuk e ka akuzuar askush. Ky është shpërqendrim i vëmendjes, përgjegjësia është e institucioneve të sigurisë”, tha Kadrijaj.
Në përgjigjen e tij, Kelmendi iu drejtua Kadrijajt duke i kërkuar që ta ndihmonte dorëzimin e personit për të cilin po fliste pranë organeve të drejtësisë.
Kelmendi: A mund ta përdorni këtë shoqëri për ta telefonuar dorasin që të dorëzohet?
“A mund ta shfrytëzoni këtë shoqëri që ta telefononi dorasin dhe të dorëzohet para organeve ligjzbatuese”, tha ai.
Rezarta Shkurta ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve që kanë qarkulluar për njohjen e saj me biznesmenin Ergys Agasi,…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, është përplasur në seancën e Kuvendit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje,…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur çështjen e fotografive të anëtarit të…
Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat se Moska po orkestron protesta masive në qytetet e mëdha evropiane…
Një shkresë e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u kërkon komisariateve të Tiranës dhe Krujës të zbatojnë me përpikëri procedurat…