Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, bëri të ditur se në Kuvend pritet të dërgohen dy ligje të veçanta për mbështetjen e çifteve të reja bashkëshortore në blerjen ose ndërtimin e banesave.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski shpjegoi se njëri prej ligjeve do t’u japë çifteve bashkëshortore deri në moshën 35 vjeç të drejtën për të blerë hapësirë banimi me një çmim 20% më të ulët se mesatarja e tregut në komunën kadastrale përkatëse gjatë vitit pararendës.
None found
Sipas tij, Ministria e Transportit dhe Kabineti i Kryeministrit po punojnë për hartimin e këtyre dy ligjeve. Për përcaktimin e çmimeve mesatare, Mickoski tha se ka kërkuar nga drejtori i Kadastrës një analizë mbi shitjet e banesave në objektet e reja të banimit.
Analiza për tremujorin e tretë ka përfunduar, ndërsa kryeministri ka kërkuar të informohet gjatë ditës edhe për të dhënat e tre tremujorëve të parë të vitit. Ai pritet ta marrë raportin brenda ditës, me qëllim që më pas të publikohen zyrtarisht të dhënat për komunat kadastrale ku janë shitur banesa të reja.
Mickoski tha se publikimi i këtyre të dhënave do t’u mundësojë qytetarëve që plotësojnë kriteret të bëjnë përllogaritjet dhe planet e tyre për të ardhmen. Ai shtoi se ligji i parë do t’u paraqitet së shpejti deputetëve.
Ligji i dytë do të parashikojë përjashtimin nga taksat komunale për ndërtimin e shtëpive nga çiftet bashkëshortore që përfshihen në këtë kategori.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se shumë kryetarë komunash e kanë kontaktuar me propozime për urbanizimin dhe parcelizimin e disa hektarëve tokë, të cilat mund t’u ofrohen këtyre çifteve me çmimin prej 1 euroje. Sipas Mickoskit, një nismë e tillë do të ishte pozitive.
Raheem Sterling është dënuar me 12 muaj burg për drejtim të pakujdesshëm të Lamborghinit të tij në disa rrugë në…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në debatin mbikëqyrës në Kuvend për Bankën Alta, deklaroi se kreu i shtetit nuk ka autoritet ligjor…
VLEN i është përgjigjur publikisht letrës së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me përdorimin zyrtar…
Mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni do të përfitojnë një rritje të re të pagave nga marsi…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në…