Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Të lidhura
None found
Takimi ishte pjesë e konsultimeve të vazhdueshme dhe bashkërendimit të rregullt mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s, sipas njoftimit.
Në fokus të bisedës ishin gjendja e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe bashkëpunimi i KFOR-it me Qeverinë dhe institucionet e sigurisë, me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Kurti vlerësoi pozitivisht komunikimin e pandërprerë me KFOR-in, ndërsa shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë në garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se kryeministri në detyrë e falënderoi gjeneralmajor Ulutash për kontributin e tij dhe për bashkëpunimin e afërt me institucionet e vendit.
