Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend për zhvillimet politike në Kosovë

18.08.2026, ora 16:17 – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, kanë arritur në Kuvend për t’u takuar me kryetarin e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në një kohë kur në Kosovë po vijojnë përpjekjet për tejkalimin e situatës së krijuar politike.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një konsultim me liderët e partive politike në Zyrën e Presidentes. Në qendër të diskutimeve ishte zgjedhja e Presidentit të ri.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, si tri partitë opozitare, nuk kanë marrë pjesë në këtë takim.

18.08.2026, ora 16:16 – Albin Kurti ka folur për mediat gjatë rrugës për në takimin me përfaqësuesit e LDK-së, duke deklaruar se po shkon me pozitivitet.

“Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë positive”, ka thënë Kurti.

18.08.2026, ora 16:15 – Takimi mes kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte paralajmëruar në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte ftuar partitë parlamentare në një takim të planifikuar për të martën.

Megjithatë, ish-partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, e bojkotuan takimin.

Këto zhvillime u bënë të ditura në një konferencë për media pas takimit që Haxhiu zhvilloi me përfaqësuesit e partive politike parlamentare të komuniteteve jo-shumicë.


Shtuar 18.08.2026 16:24

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom