Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk është në dijeni të vendimmarrjes së Gjykatës Speciale lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
Të lidhura
None found
Verdikti përfundimtar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin pritet të bëhet publik nga Gjykata Speciale më 16 shtator.
I pyetur nga gazetarët për epilogun e këtij procesi, Kurti u përgjigj se nuk disponon asnjë informacion.
“Nuk kam asnjë informacion. Këtu jemi për eficiencë të energjisë, por nuk kam asnjë informacion”, tha ai.
Këto deklarata kryeministri në detyrë i bëri gjatë vizitës te familjet që përfitojnë nga projekti “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka arritur në etapën e fundit, pasi palët kanë përmbyllur paraqitjen e provave dhe argumenteve. Vendimi i trupit gjykues konsiderohet ndër zhvillimet më të rëndësishme që prej nisjes së procesit në Hagë.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
