Categories: kosovë

Kundërshtim nga kongresisti amerikan për Beogradin, analistët kërkojnë pasoja politike ndaj Serbisë

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joan Pons Sampietro, njoftoi në fillim të korrikut se Serbia kishte dorëzuar ofertën për organizimin në Beograd të Asamblesë Vjetore të OSBE-së më 2027.

Të lidhura

None found

Megjithatë, deklaratat e ministres së qeverisë së Aleksandar Vuçiçit, Snezhana Paunoviq, kanë nxitur reagimin e kongresmenit amerikan Joe Ëilson, i cili është shprehur kundër mundësisë që kryeqyteti serb ta presë këtë organizim.

Sipas Ëilsonit, komentet e ministres serbe përbëjnë arsye të mjaftueshme që kandidatura e Beogradit të mos shqyrtohet. Ai i cilësoi ato si të neveritshme dhe nxitëse, duke theksuar se pikërisht kjo gjuhë dëshmon pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta marrë parasysh ofertën për takimin vjetor të vitit 2027. Kongresmeni kujtoi se OSBE-ja është themeluar për të krijuar konsensus në Evropë dhe jo për të rikthyer tensionet etnike.

Analistët, nga ana tjetër, e shohin qëndrimin e Paunoviqit ndaj Kosovës si një dëshmi tjetër se Beogradi po vazhdon me retorikën nacionaliste. Për këtë arsye, ata kërkojnë një përgjigje më të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas tyre, reagimet publike nuk janë të mjaftueshme për raste të tilla, ndaj ato duhet të pasohen nga hapa konkretë në planin politik dhe diplomatik. Ata vlerësojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i aktivizojë mekanizmat që ka në dispozicion, përfshirë masa kundër politikanëve që përdorin gjuhë nacionaliste dhe pengojnë normalizimin në Ballkanin Perëndimor.

Haziri: Paunoviqi meriton të sanksionohet, por Serbia nuk pritet të ndëshkohet

Analisti politik Nexhat Haziri, duke folur për “Bota sot”, e ka mbështetur kërkesën e ambasadorit Ëilson që deklarata e ministres serbe Paunoviq kundër Kosovës të mos lihet pa përgjigje dhe të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Haziri e konsideron të drejtë, humane dhe të merituar ndaj Beogradit zyrtar kërkesën që Asambleja Parlamentare e OSBE-së të mos e zhvillojë në Beograd sesionin e saj vjetor të vitit 2027. Sipas tij, deklarata shoviniste e Paunoviqit nuk duhet të kalojë në heshtje, por duhet të sjellë reagim dhe sanksionim ndërkombëtar.

Ai ka rikujtuar se deklarata e ministres nuk është dëshmia e vetme e sjelljes së Beogradit zyrtar ndaj Kosovës. Në këtë kontekst, Haziri përmendi sulmin në Banjskë, si dhe veprimet e ndërmarra edhe përpara këtij rasti.

Sipas tij, këto veprime nuk kanë tensionuar vetëm marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, por kanë cenuar edhe stabilitetin politik dhe të sigurisë në rajon. Haziri tha se bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht BE-ja, është kufizuar në disa deklarata të përgjithshme dënuese, pa e sanksionuar Serbinë për veprimet e saj destruktive ndaj Kosovës.

Pavarësisht kësaj, ai nuk pret që pas deklaratës së Paunoviqit të ketë masa ndëshkuese kundër Serbisë. Haziri parashikoi se bashkësia ndërkombëtare do të mjaftohet sërish me dënimin verbal të gjuhës së përdorur nga ministrja, pa ndërmarrë ndonjë hap konkret ndaj Beogradit.

Në përmbyllje të prononcimit për “Bota sot”, Haziri përmendi edhe dobësinë e diplomacisë dhe marrëdhëniet jo të mira me aleatët, të cilat, sipas tij, po ndikojnë që Serbia të mos sanksionohet pavarësisht veprimeve të tilla.

Duhanaj: Qëndrimi i ministres pasqyron edhe një herë politikën e papërgjegjshme të Beogradit

Edhe analisti politik Leon Duhanaj, në një deklarim për “Bota sot”, tha se komentet e ministres serbe janë një tjetër tregues i qasjes që politika zyrtare e Beogradit ka ndaj shqiptarëve.

Duhanaj e cilësoi deklaratën skandaloze të Snezana Paunovic si një gur tjetër në murin e turpit që, sipas tij, politika shtetërore serbe ka ngritur ndër shekuj kundër shqiptarëve.

Ai tha se ky reagim konfirmon se Serbia ende nuk është shkëputur nga mendësia e së kaluarës dhe retorika nacionaliste. Në vend që të nxisë bashkëpunim dhe pajtim, sipas tij, një qasje e tillë vijon të krijojë tensione në rajon.

Duhanaj vlerësoi se në politikën serbe ka shumë pak zëra që përfaqësojnë një qasje evropiane dhe të arsyeshme. Përkundrazi, ai theksoi se deklarata të këtij lloji nxisin urrejtje dhe dëmtojnë përpjekjet për stabilitet, si dhe normalizimin e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë arsye, analisti kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të mos kufizohet vetëm në reagime deklarative. Sipas tij, sjellje të tilla duhet të prodhojnë pasoja të prekshme politike dhe diplomatike.

Si masa të mundshme, Duhanaj përmendi vendosjen e sanksioneve individuale ndaj politikanëve që përdorin gjuhë nxitëse dhe të papërgjegjshme. Ai kërkoi gjithashtu rishikimin e rolit dhe të pjesëmarrjes së Serbisë në organizatat ndërkombëtare që mbështeten në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të vlerave demokratike.

Në fund të prononcimit për “Bota sot”, Duhanaj tha se Serbia ka treguar vazhdimisht mungesë të një qasjeje konstruktive ndaj fqinjëve. Nëse kjo politikë vijon, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet t’i përdorë instrumentet diplomatike dhe politike që zotëron, në mënyrë që retorika e tillë të ketë një kosto reale dhe të prekshme për politikën zyrtare të Beogradit.

të fundit

Dialogue in the Face of Red Lines: How Realistic Is an Agreement Between LVV and LDK?

Kriza institucionale që ka pasuar zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha politike në vend, ndërsa…

2 minutes ago

“We support it, but we will not take part in today’s session”/ €302 million loan agreement with the US, Bardhi: We want to see the full text of the document

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të…

3 minutes ago

Shooting at Seattle Food Festival Leaves Three Dead and Several Injured, Including a 2-Year-Old

Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 2 vjeç,…

4 minutes ago

Three women injured in Paris knife attack, including a pregnant woman; 31-year-old arrested

Tre gra, mes tyre një shtatzënë, kanë mbetur të plagosura pas një sulmi me thikë të ndodhur këtë të hënë…

4 minutes ago

“Don’t Come to My House,” Gjesti Asks Fans

Këngëtari i njohur, Gjesti, u është drejtuar fansave me një mesazh përmes një postimi në InstaStory, ku ka kërkuar që…

4 minutes ago

Why Did You Touch Me? Fight Between Teenagers Leaves Three Injured

Një prekje e rastësishme në shpatull dyshohet se është bërë shkak për përplasjen mes dy grupeve të rinjsh në Durrës,…

5 minutes ago