Kryetari i PDK-së e nis me sulme: Kurti dhe Osmani duan pushtetin e plotë

Kryetari aktual i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka nisur seancën me një sulm mbrëmjen e sotme.

Ai ka deklaruar se Albin Kurti dëshiron të marrë kontrollin e plotë mbi shtetin duke e bërë  Vjosa Osmanin presidente të vendit.

“Mbrëmë ishte dramë e turpit. Ishte një kërcënim, një shantazh me kartën për zgjedhje të parakohshme, Ishte një përpjekje për ta ngulfat demokracinë në Kosovë duke abuzuar me numrat”, tha Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës.

“Këtë seancë në e shohim si seancë të poshtërimit sepse sot Kurti ka vendosur ka vendosur që Osmanin ta emëroj si presidente. Kurti po e dërgon Osmanin në presidencë që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura sikurse e ka kontrollin e plotë mbi këtë Kuvend dhe qeverinë”, tha ai.

“Kështu është si e sheh Kurti shtetin, krejt dhe drejt duhet t’i binden Kurtit”-është shprehur Hoxhaj.

Shtuar 3.04.2021 08:04