Kraki për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës: Kurti tregoi përkushtimin ndaj Kosovës dhe UÇK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai e cilësoi nder votimin e saj nga deputetët dhe deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka dëshmuar seriozitetin e tij ndaj Kosovës, UÇK-së dhe interesave të vendit e kombit.

“Urime Kosovë! Urime institucionet e reja me mandate të plota dhe legjitime”, shkroi Kraki.

Në reagimin e tij, deputeti e përshkroi Justina Pulën si profesoreshë të nderuar dhe kryetare të Akademisë së Shkencave, tashmë në detyrën e presidentes së Republikës.

Kraki shtoi se zgjedhja e saj është nder për ata që e votuan, si dhe për Kosovën që ajo do ta përfaqësojë.

“Kryeministri Albin Kurti dëshmoi se e ka pasur dhe e ka seriozisht Kosovën, UÇK-në dhe gjithçka që lidhet me interesin e vendit e të kombit”, u shpreh ai.

“Urime Kosovë! Urime institucionet e reja me mandate të plota dhe legjitime”, përfundoi Kraki.


Shtuar më 7.10.2026 07:36