kosovë

Kosovë/ Mori 20 mijë euro ryshfet, ngrihet akt-akuzë ndaj prokurorit

Një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren akuzohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”. Ndaj prokurorit M.B. është ngritur një akt-akuzë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, teksa nga ana tjetër akuzohen për veprën penale të “dhënies së ryshfetit” personat me iniciale Sh.P. dhe N.O.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se M.B. pranoi ofertën apo dhuratën në shumën prej 20 mijë eurove në këmbim të heqjes dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarve për trafik droge: N.O., U.S. dhe A.S.

Të lidhura

None found

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.B., në mes të muajve prill dhe korrik të vitit 2023, në Prizren, në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve: N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa Sh.P. dhe N.O i dhanë në mënyrë të drejtpërdrejtë ryshfet prokurorit për heqjen dorë nga akt-akuza ndaj personave të lartpërmendur.

“Ndërsa, të pandehurit Sh.P. dhe N.O., me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë premtuar dhënien e ryshfetit për personin tjetër – tani të pandehurin M.B., me qëllim që i njëjti, në cilësinë e prokurorit të shtetit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor te datës 31.03.2023, të heq dorë nga aktakuza kundër të akuzuarve N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës të sipërshënuar penale”, thuhet në njoftim.

të fundit

Përhapja e miteve për favorizimin e Argjentinës në Kupën e Botës dhe pse ato nuk qëndrojnë

Prej kohësh në rrjetet sociale është përhapur teza se Argjentina është e privilegjuar në shumë mënyra në Kupën e Botës.…

3 minutes ago

Haziri flet për nënshkrimet kundër Abdixhikut: LDK-ja do t’i ndjekë rregullat statutore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në një prononcim për Ekonomia Online ka deklaruar se kërkesa për…

4 minutes ago

Rron Gjinovci sërish me tone të ashpra: Përse e mbani identitetin e UÇK-së vetëm kur ju akuzojnë?

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar sërish pas komenteve që mori për një postim të tij lidhur me situatën në Mitrovicën…

4 minutes ago

Rooney i bindur: Jude Bellingham, futbollisti më i spikatur i Kupës së Botës 2026

Wayne Rooney beson se Jude Bellingham ka qenë futbollisti më i mirë i Kupës së Botës 2026, duke lavdëruar mesfushorin…

8 minutes ago

Spanja po rishkruan historinë e mbrojtjes në Botëror: Edhe Italia e 2006-s nuk arriti një gjë të tillë

Spanja ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026 duke shkruar histori me një nga paraqitjet më…

8 minutes ago

Tragjedi në Leicester! Shqiptari 28-vjeçar humb jetën në rrugë, dy të dyshuar nën hetim për vrasje (EMRI)

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në qytetin e Leicesterit, në…

10 minutes ago