Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash, ndërsa në arrestim ka përfunduar edhe babai i tij.
Sipas prokurorisë, ndaj babait të të dyshuarit është ndërmarrë masa e ndalimit pasi dyshohet se, pas therjes me thikë, nuk i ka ofruar ndihmë viktimës.
None found
Në njoftim thuhet: “Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
Organi i akuzës ka sqaruar se B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht kishte qenë në arrati, por më pas, falë veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është lokalizuar dhe arrestuar.
Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur më 29 qershor 2026, rreth orës 23:15, në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku viktima, që ishte imam i fshatit, u privua nga jeta me mjet të mprehtë (thikë).
Njoftimi bën të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Po ashtu, në njoftim thuhet: “Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.”
David AtanaskoskiDavid Atanaskoski ishte “katalizatori” që i dha fund “thatësirës” te Partizani, ku goli “magjik” i lojtarit defensiv i dha…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin Prime News24 takimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, me Erion Veliajn në…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një sulm të ri masiv rus ndaj Ukrainës, duke pretenduar se Moska mund…
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke…
Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Durim Halilaj, ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mashtrim me shifra…
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë…