Categories: kosovë

Haziri flet për nënshkrimet kundër Abdixhikut: LDK-ja do t’i ndjekë rregullat statutore

Zëvendëskryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, e mbështetur me nënshkrimet e dorëzuara nga një grup anëtarësh, do të shqyrtohet sipas rregullave të brendshme dhe dispozitave të Statutit të partisë.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për Ekonomia Online, Haziri u pyet nëse tema ishte vënë në diskutim dhe se kur mund të thirret Kuvendi. Ai u përgjigj se menaxhimi i këtij procesi i takon sekretariatit të LDK-së.

“Rruga procedurale është ajo që po ndiqet. Sekretariati e trajton çështjen konform normave tona të brendshme politike. Unë kam bindjen se Statuti ynë e ka të përcaktuar këtë aspekt dhe LDK-ja ka përvojën e duhur për ta administruar vetë krejt këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më të forcuar në fund,” theksoi Haziri.

Kur gazetarët e pyetën se çfarë do të sillte një skenar i shkarkimit të kryetarit Lumir Abdixhiku, zëvendëskryetari reagoi duke e quajtur pyetjen paragjykuese. “Po bëni paragjykime, po na gjykoni me anë të pyetjeve,” u shpreh ai.

Më pas, Haziri nënvizoi se kërkesat e natyrës politike nuk zgjidhen përmes mekanizmave proceduralë, por shtoi se normat statutare do të respektohen në mënyrë rigoroze.

“Çështjet politike nuk adresohen me procedura. Megjithatë, duke qenë se ekzistojnë këto norma që përcaktojnë sjelljen dhe organizimin tonë, ne do t’i përmbahemi atyre deri në fund. Mendoj se puna do të ecë në dy drejtime: i pari lidhet me shqyrtimin e kërkesës së nënshkruesve, të cilët janë delegatë dhe përfaqësues të elektoratit tonë. I dyti ka të bëjë me kryetarin e LDK-së dhe zyrën e tij, të cilët kanë mandat të plotë për të drejtuar këto procese politike në përputhje me kërkesën. Kërkesa është procedurale, prandaj edhe trajtimi do të jetë procedural. Kurse ato që janë çështje politike, do t’i diskutojmë politikisht dhe të gjithë së bashku,” deklaroi ai.

Në lidhje me verifikimin e nënshkrimeve të depozituara, Haziri sqaroi se ky është një detyrim që i përket sekretariatit. “Verifikimin sekretariati e bën në kohën e duhur, i kontrollon dhe më pas ia paraqet kryesisë,” përfundoi Haziri.

të fundit

Sulm ajror në Deir al-Balah, shuhen prindërit dhe vajza 6-vjeçare; i mituri tjetër shpëton me plagë nga rrënojat

Një tragjedi e rëndë ka goditur Rripin e Gazës, ku tre pjesëtarë të së njëjtës familje gjetën vdekjen gjatë një…

19 seconds ago

Ilir Panda tërhiqet nga gjykimi i dosjes “Veliaj”/ Kolegji i ri që do të shqyrtojë ankesën e kryebashkiakut

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës,…

1 minute ago

PD i kërkon Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale zgjatje të mandatit deri në tetor

Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike…

4 minutes ago

Përplasje mes Ballës dhe gazetarit Erebara: Kreu i PS-së vë në shënjestër BIRN-in dhe financuesit ndërkombëtarë

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla është përfshirë në një replikë në distancë me gazetarin e BIRN, ekspertin e…

5 minutes ago

Ministri Basha në terren: Verifikohen punimet në aksin rrugor Kijevë – Zahaq

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në rrugën Kijevë – Zahaq.…

7 minutes ago

Bayern Munich siguron talentin kosovar Lisian Thaçi, firmë për akademinë e gjigantit bavarez

Një nga talentët më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli kosovar në vitet e fundit është gati të shkruajë histori.…

12 minutes ago