Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në tentativën e 23-të.
Sërish nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.
Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar me 31 maj në orën 10:30.