Kosova ul naftën me 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 68 centë, i benzinës 1 euro e 35 centë, derisa i gasit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta është ulur me 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme 24 orët e ardhshme./Gazeta Express


Shtuar 14.09.2022 10:28