Kosova shënon edhe golin e dytë ndaj San Marinos (VIDEO)

Kosova e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë në ndeshjen miqësore ndaj San Marinos.

Për “Dardanët” shënoi sërish Vedat Muriqi në minutën e 45+1. Sulmuesi shtatlartë kishte shënuar në minutën e 27-të golin e epërsisë për të tijtë.

Kosova dominoi në të gjitha aspektet 45 minutat e para dhe gjeti golin që në minutën e dytë përmes Lirim Kastratit, por u anulua për pozicion jashtë loje.


Shtuar 1.06.2021 19:08