kosovë

Kosova në KiE, reagon zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare: Vendosim në vend një të drejtë legjitime

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti nënvizoi se  raporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani.

Kosova është dashur të jetë anëtare e Këshillit të Evropës menjëherë pas pavarësisë së saj si e drejtë legjitime siç ka qenë e të 46 anëtarëve të kësaj Organizate”, theksoi Gjylameti.

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, u shpreh se ky anëtarësim nuk ka të bëjë me pranimin ose jo të njëri-tjetrit, por pranimin e përpjekjeve të secilit për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Është një gjest që të gjithë anëtarët e ulur rreth tryezës pranojnë misionin për të cilin është krijuar kjo Organizatë. Është një platformë që nuk është marrë kurrë me vendosjen e kufijve midis shteteve, por me vendosjen e kufijve midis asaj që i bën shoqëritë tona të përparojnë dhe asaj që i bën ato të izolohen nga kjo agorë vlerash. Dhe nuk ka dyshim se Kosova është pjesë e këtyre vlerave. Nuk mendoj se dy milionë kosovarë janë qytetarë të dorës së dytë dhe asgjë nuk mund të errësojë të drejtën e tyre për të pasur qasje të ngjashme në vlera të tilla si të gjithë ne”, nënvizoi Gjylameti në fjalën e saj.

Ky raport do t’i kalojë më pas për shqyrtim Asamblenë Parlamentare të KiE në muajin prill.

të fundit

Shehaj ironizon videon e Ramës me luanin: Edhe Veliaj publikoi një të tillë para arrestimit, beteja me drejtësinë është e humbur

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama bashkangjitur një fotoje me luan dhe…

9 minutes ago

Abrashi i përgjigjet Daçiqit pas deklaratës për flamurin serb në Prizren

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, deklaratë kjo…

12 minutes ago

Shaban Baholli tregon si u pagëzua klubi me emrin “2 Korriku

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…

17 minutes ago

Bernandoni, “Lojtari i Ndeshjes” pas fitores me Skënderbeun: Tetova ka futboll të bukur, ja pse zgjodha Teutën

Portieri i Teutës, BernandoniTeuta mori fitoren përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...

22 minutes ago

Zlatan Elek në debat në Serbi, mohon postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori…

22 minutes ago