kosovë

Osmani dhe Kurti përshëndesin votimin e Asamblesë Parlamentare: Moment historik për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë reaguar pai Kosova mori dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Europës.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

“Një ditë e madhe për Kosovën, voton në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar në Këshillin e Europës.

Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, shkruan Kurti.

Njësoj si Kurti, edhe Presidentja Osmani e ka quajtur votimin e Asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës moment historik.

Osmani ka thënë se votimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës është një dëshmi e  përkushtimit për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

“Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut.

Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike”, ka shkruar Osmani.

“Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 absetnim, Kosova mori sot dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës./albeu.com

të fundit

Porsche 924 e vitit 1979 rikthehet në pamjen e flotës policore të Emirateve të Bashkuara Arabe

Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…

36 seconds ago

Koleksioni i veturave sportive amerikane del në shitje pas 40 vjetësh

Një tregtar i veturave nga Ohio ka kaluar rreth 40 vjet duke krijuar në heshtje një koleksion me disa prej…

51 seconds ago

Një grup protestuesish mblidhen sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…

5 minutes ago

Iseni on attack against two municipal sanitation workers: Those responsible will face the law

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup,…

6 minutes ago

BDI calls for immediate identification and punishment of Komiti members who beat two Albanian Municipal Hygiene workers

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj sulmit fizik të dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët…

6 minutes ago

Italy: 39-year-old suspected of trying to strangle her 8-year-old daughter; father found her unconscious

Një grua 39-vjeçare është arrestuar në Itali, pasi ka tentuar të mbysë vajzën e saj 8-vjeçare me një kordon prej…

7 minutes ago