Këngëtarja Blerina Matraku ka dhënë për herë të parë një intervistë ekskluzive në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për situatën që e ka vendosur në vëmendjen e publikut për shkak të videove intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.
None found
Matraku u shpreh se synon të ndajë këndvështrimin e saj mbi ngjarjen, duke nënvizuar se e vërteta nuk përputhet me atë që është perceptuar deri tani. Ajo deklaroi gjithashtu se ka paguar 10 mijë euro për realizimin e një albumi dhe se mes saj dhe kompozitorit nuk ekziston asnjë detyrim financiar lidhur me këngët.
Duke folur për nisjen e bashkëpunimit profesional, këngëtarja tregoi se për disa muaj kishte kërkuar mundësinë për të punuar me Adi Hilën, të cilin e vlerësonte për profesionalizmin, seriozitetin dhe emrin që kishte krijuar në muzikë.
Sipas saj, në vitin 2007 ajo i propozoi kompozitorit të realizonin një album dhe i pagoi 10 mijë euro. Matraku tha se shumën e kishte siguruar nga angazhimet në evente e dasma, si edhe nga puna si stjuardesë. Për shkak se bëhej fjalë për një shumë të konsiderueshme për të, ajo mori ndihmë edhe nga miqtë e saj.
“Përballë ke një njeri të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, ndonëse nuk e kam merituar të arrij deri këtu, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ndodhem përballë një personi të vdekur që ende merr frymë, e kryqëzuar. Jam sot këtu për të treguar të vërtetën time, për të përballuar peshën që më takon dhe për të ndarë një pjesë të historisë sime, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se ndoshta ky njeri nuk është aq fajtor sa është konsideruar. Të gjithë gabojmë, ose mund të gjendemi në një situatë që na bën të dukemi fajtorë edhe kur nuk jemi. Dua të mbroj vetëm atë që më përket dhe të mos dalë më asgjë tjetër, sepse gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.”
“Adi Hilën e kam kërkuar për muaj të tërë, sepse doja të bashkëpunoja me të për shkak të profesionalizmit dhe seriozitetit që kishte si kompozitor. Në vitin 2007, kur u takuam, më la përshtypjen e një njeriu shumë serioz dhe mendova se mund të punonim gjatë së bashku. I kërkova të më realizonte një album dhe e pagova 10 mijë euro. Ato para i kisha kursyer nga eventet, dasmat dhe puna si stjuardesë që bëja në atë periudhë. Më ndihmuan edhe disa miq, pasi për mua ishte një shumë e madhe, por arrita t’i mbledh. Nuk i kam asnjë lloj borxhi për këngët e mia dhe as ai nuk ka ndaj meje. Kishim menduar që me këto këngë të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme. E kam të vështirë të flas për jetën personale me të, pasi kemi bashkëpunuar për një kohë të gjatë, për 4 vite.”, deklaroi Blerina Matraku.
Armir Boriçi Armir Boriçi ishte më i miri në fushë, në sfidën që Elbasani barazoi 1-1 me Vorën, në kuadër…
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…
Këngëtarja Blerina Matraku ka deklaruar në [...]Read More...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të…
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, deklaratë kjo…
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori…