Adriatik Riza Dosti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, mes të cilave zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si Presidente dhe votimin e ligjit të ri për Dhomat e Specializuara.
None found
Sipas Dostit, këto hapa kanë evituar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe përkeqësimin e krizës politike. Ai ka shprehur besimin se institucionet e Kosovës do të rikthehen në funksionimin normal, në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, përcjell “Bota sot”.
Dosti ka deklaruar se Kosova ka shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe të detyruara, si edhe thellimin e krizës politike. Ai ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, si dhe miratimin nga Kuvendi të ligjit të ri për Specialen.
Ai ka vlerësuar gjithashtu se protestat janë mbyllur dhe se vendi, që nga nesër, pritet t’i rikthehet normalitetit.
Pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit, Pula bëhet presidentja e tretë grua e Kosovës.
73-vjeçarja Justina Shiroka-Pula, ish-deputete e PDK-së, ish-ministre e Energjetikës, pedagoge në Universitetin e Prishtinës, akademike dhe aktualisht kryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës, u propozua për postin e Presidentes nga LVV-ja dhe Albin Kurti.
Në procesin e votimit, ajo siguroi 81 vota, një shifër më e lartë se ajo e çdo kandidature presidenciale të viteve të fundit për këtë post.
Dosti i ka përcjellë urimet e tij Kosovës, duke shpresuar se vendi tashmë e ka lënë pas krizën e rëndë politike, e cila rrezikoi ta nxirrte plotësisht jashtë binarëve.
Ai ka uruar dhe besuar që të gjitha institucionet e Kosovës të funksionojnë normalisht, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, siç i takon një shteti serioz.
Sipas tij, ky normalitet duhet të jetë në të mirë të Kosovës dhe të popullit të saj.
A. R. D.
Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, përfshirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës. Bajrami ka…
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj si presidente e re e…
Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes në këtë pozitë, ka mbajtur fjalimin e saj para…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përshëndeti miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka…
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën,…