Categories: kosovë

Reuters: Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës, vendi i shpëton zgjedhjeve të parakohshme

Agjencia Reuters ka raportuar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të Kosovës.

Të lidhura

None found

Shiroka-Pula siguroi 81 vota nga 120 deputetë, duke marrë vetëm një votë më shumë se minimumi i kërkuar për zgjedhjen e saj. Nëse presidenti nuk do të zgjidhej brenda afatit, Kosova do të përballej me zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç kishte ndodhur edhe në qershor.

Pas konfirmimit në detyrë, presidentja e re deklaroi se mandati i saj nuk është individual, por u takon të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai u përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, u shpreh Shiroka-Pula.

Zgjedhja e saj u bë e mundur pas një marrëveshjeje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja lidhej me ndryshimin e kompetencave të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas Reuters, të hënën policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin e ndryshimeve ligjore, të cilat do të kufizonin kompetencat e gjykatës në Hagë. Protestat u zhvilluan pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Jakup Krasniqi mori po ashtu 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet dhe Rexhep Selimi 13 vjet. Dënimi i përbashkët për katër të akuzuarit arriti në 81 vjet. Të gjithë i kanë mohuar akuzat dhe kanë të drejtë të apelojnë.

të fundit

130th civic protest continues, calls for Rama’s resignation persist

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë,…

4 seconds ago

Begaj uron Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente të Kosovës: Bashkë në çdo sfidë

Me anë të një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në "Facebook", presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Justina…

9 seconds ago

Former CIA agent admits embezzling nearly $194 million; 300 gold bars seized from his home

Një ish-oficer i CIA-s, në shtëpinë e të cilit u gjetën më herët këtë vit shufra ari me vlerë më…

27 seconds ago

Election of new president, Albin Kurti reacts: Institutional stability! We will work together for the success of former KLA leaders on appeal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të vendit.…

48 seconds ago

Families with no schooling recorded the highest increase in monthly spending in 2025

Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor, regjistruan rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore për konsum gjatë…

1 minute ago

Argjentina i dha lamtumirën Lionel Messit në një natë emocionuese pas tërheqjes nga kombëtarja

Lionel Messi luajti ndeshjen e fundit për Argjentinën mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në Monumental në Buenos Aires, në fitoren…

1 minute ago