Courtney Babic, një influencuese nga Newcastle në New South Wales të Australisë, mori rrugën drejt Stambollit të Turqisë për t’iu nënshtruar disa procedurave estetike në fytyrë, qafë dhe buzë. Për të paguar klinikën, ajo kishte me vete 20 mijë dollarë të thata, të lidhura në trup, në një udhëtim që zgjati më shumë se 32 orë.
Përvojën e saj të rrugës dhe përgatitjet para ndërhyrjeve, 37-vjeçarja ua tregoi rreth 36 mijë ndjekësve në “Instagram”. Në një video të publikuar më 16 nëntor, ajo njoftoi se më në fund kishte ardhur dita e nisjes drejt Stambollit, ku e prisnin procedurat e planifikuara.
None found
“Po bëhem tmerrësisht nervoze”, u shpreh ajo, duke pranuar se i frikësohej ndërhyrjeve.
Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte mënyra se si i kishte transportuar paratë për të shlyer shërbimin klinik. “M’u desh të udhëtoja me 20 mijë dollarë të lidhur në trup”, tha ajo në video.
Babic shpjegoi se kishte zgjedhur të mbante para fizike, sepse sipas saj në Turqi kirurgët plastikë shpesh vendosin një tarifë shtesë prej 10% mbi pagesat me kartë ose me transfertë bankare.
Ajo tregoi se bashkëshorti i saj, John, i kishte sugjeruar thjesht të paguante me kartë, por arsyetimi i saj ishte se kështu do t’i mbetej edhe një shumë shtesë prej tre mijë dollarësh për ta shpenzuar si të donte.
Rruga drejt Turqisë nuk qe e lehtë për influencuesen, e cila i la pas në Australi bashkëshortin dhe katër fëmijët. Ajo rrëfeu se ndarja nga familja doli shumë më e rëndë se sa e kishte imagjinuar më parë.
Djali i saj, Landon, i kishte dhënë një lodër të vogël qeni me emrin Lucky, në mënyrë që ajo të mos ndihej vetëm gjatë udhëtimit.
Së pari, Babic fluturoi për 14 orë e gjysmë deri në Dubai, ku ndaloi, dhe më pas vazhdoi për në Stamboll, destinacionin e saj përfundimtar. Ajo e cilësoi se pagesa për hapësirën shtesë për këmbët në avion ia kishte vlejtur plotësisht.
Me të mbërritur në Turqi, influencuesen e priti një automjet i siguruar nga kirurgu i saj, i cili e dërgoi në hotelin ku do të qëndronte gjatë trajtimit mjekësor. Udhëtimi total nga Newcastle deri në akomodimin turk zgjati 32 orë. Videoja mbyllet me të shtrirë në shtrat, teksa shijon vaktin e fundit të ditës pas rrugës së gjatë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit të Venecias, Marta Cartabia, ku i kërkon…
Napoli ka vendosur çmimin për Kevin De Bruynen, pas interesimit të PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit belg gjatë afatit…
Policia mëngjesin e sotëm ka hyrë në fabrikën e çelikut “Makstil”, ku ka kontrolluar tokën dhe disa lëndë të para,…
Gjermania planifikon të përgjysmojë kuotën vjetore për pranimin e punëtorëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Nga…
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare. Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti lidhur me deklaratën e…