Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës në postin e presidentes së Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt stabilitetit institucional, shkruan Telegrafi Maqedoni.
None found
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Kosova tregoi pjekuri politike dhe përgjegjshmëri shtetërore përmes zgjidhjes së krizës politike.
“Me vëmendje të veçantë ndoqa sonte pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat arritën të zgjidhin krizën politike, duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare dhe duke vendosur në krye të shtetit Justina Shiroka-Pulën, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Stabiliteti institucional, përqendrimi në zgjidhjet që u sigurojnë qytetarëve një të ardhme më të mirë dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të shërbejnë gjithmonë si udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, të ngritur mbi sakrificën dhe gjakun e bijve më të mirë të kombit. Të mos harrojmë se lirinë e kemi fituar me gjak, ndërsa çlirimin me aleatë”, u shpreh Ahmeti.
Bilall Kasami, njëri prej kryetarëve të VLEN-it, tha se zgjedhja e presidentes së re e orienton Kosovën drejt forcimit të stabilitetit institucional.
“E përshëndes zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si Presidente të Republikës së Kosovës. I uroj një mandat të mbarë dhe të suksesshëm. Presim të bashkëpunojmë ngushtë, si dy shtete vëllazërore, në të mirë të qytetarëve tanë. Përgëzoj të gjithë aktorët politikë në Kosovë për konsensusin e arritur rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara. Më gëzon fakti që Kosova po ecën në drejtimin e duhur drejt stabilitetit institucional, ndaj për këtë përgëzoj dhe falënderoj Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për udhëheqjen bashkuese dhe prej burrështetasi”, deklaroi Kasami.
Edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari, e vlerësoi zgjedhjen si një zhvillim të rëndësishëm për stabilitetin politik të Kosovës.
“Urime Kosovës, e cila sot zgjohet me Presidente, duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm drejt stabilitetit! Urime akademikes Justina Shiroka Pula, të cilën nga sot jam i lumtur ta quaj Zonja Presidente”, shkroi Taravari.
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, theksoi se me zgjedhjen e presidentes ka përfituar Kosova.
“Fillim i mbarë i vendosjes së klasës politike përpara përgjegjësisë që ka ndaj Kosovës shtet. Me vendimin e sotëm shpëtoi dhe fitoi Kosova! Shpëtoi nga kriza institucionale me pasoja të rrezikshme, nga polarizimi i shoqërisë, nga trazirat dhe nga skenarët, për fundin e të cilëve askush nuk e di se ku do të ishte. Kosova fitoi stabilitet, ndërsa fituan edhe krerët e UÇK-së, të cilët, përveç ligjit, tashmë do të kenë edhe institucionet dhe vëmendjen e plotë për të fituar betejën ligjore e diplomatike”, shkroi Sela./Telegrafi/
52-vjeçari Gianluca Soncin, i akuzuar për vrasjen e Pamela Geninit në Milano, kërkoi falje gjatë seancës gjyqësore. Nëna e viktimës…
Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke vlerësuar se përpjekjet e kryeministrit Albin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së…
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas votimit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Sadiku tha se…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Elbasan. Sipas Policisë, një sasi lënde plasëse…
Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e së martës, 6 Tetor, për motive banale. Sipas raportimeve, ai ishte jashtë shërbimit…