Kosova dhe Franca angazhohen për projekte të reja infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, i cili shoqërohej nga atasheu për bashkëpunim, Fredrric Deshayes.

Fokusi i bisedës ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës, veçanërisht në zbatimin e projekteve strategjike të infrastrukturës, përmirësimin e rrjetit rrugor e hekurudhor dhe forcimin e bashkëpunimit me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).

Të lidhura

None found

Basha shprehu angazhimin e tij për të avancuar partneritetin me Francën, të cilën e konsideroi një aleate dhe partnere të rëndësishme të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.


Shtuar më 9.10.2026 14:14