Categories: kosovë

Konjufca merr pjesë në ministerialin e Marco Rubios në Washington, diskuton kërcënimin e terrorizmit politik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka marrë pjesë në Washington D.C. në një takim ministror të fokusuar te shtimi i rrezikut nga terrorizmi politik. Takimi është organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në një reagim në Facebook, Konjufca ka vlerësuar se prania e Kosovës në këtë ministerial i krijon vendit mundësinë që të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për parandalimin e terrorizmit politik dhe për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë.

Të lidhura

None found

Ai ka theksuar se terrorizmi politik po shfaqet në forma gjithnjë e më të organizuara dhe nuk kufizohet më brenda territoreve shtetërore. Sipas Konjufcës, kjo dukuri shfrytëzon rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të dëmtuar stabilitetin dhe institucionet demokratike.

Konjufca ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës. Ai ka nënvizuar se bashkëpunimi me SHBA-në dhe vendet partnere është thelbësor për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe ruajtjen e vlerave mbi të cilat mbështeten demokracitë.

Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të japë kontribut në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe që i shërben paqes e sigurisë globale.

të fundit

Arrestohet 44-vjeçari në Korçë që tentoi të grabiste klinikën dentare duke kërcënuar stomatologen

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë një klinikë dentare, duke kërcënuar…

11 seconds ago

Një polic në Kaçanik ndalohet nga IPK, dyshohet se keqtrajtoi një qytetar

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bazuar në autorizimet ligjore dhe pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, ka arrestuar dje një…

3 minutes ago

Horoskopi i ditës: Zbuloni cilat shenja do të kenë më shumë fat

Horoskopi për ditën e sotme, njihuni me shenjat më me fat [...]Read More...

9 minutes ago

Plas sherri mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, autoritetet kryejnë kontrolle, gjenden sende të ndaluara

Një konflikt mes disa të dënuarve, është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër. Pas incidentit,…

9 minutes ago

Trabzoni nderon Mohamed Salahun, rruga ku banon merr zyrtarisht emrin e tij

Mohamed Salah ka fituar zemrat e tifozëve të Trabzonsporit që në momentin e parë. Në Trabzon ka mbërritur edhe aprovimi…

11 minutes ago

LSDM akuzon: 51 milionë euro kontribute pensioni nuk kanë kaluar ende në shtyllën e dytë të pensioneve

Nga LSDM sot akuzojnë se kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve."Që nga…

17 minutes ago