Tifozët e Trabzonsporit e kanë përqafuar menjëherë Mohamed Salahun dhe tashmë ka ardhur edhe një njohje zyrtare: një rrugë në Trabzon do të mbajë emrin e sulmuesit egjiptian.
Konkretisht, veprimi lidhet me zonën Yomra të Trabzonit, ku ndodhet rruga “Selvi”, në të cilën banon ylli i futbollit. Ajo do të riemërohet me emrin e tij.
None found
Vendimi u mor nga këshilli bashkiak dhe u prit me gëzim nga mbështetësit e ekipit. Kryebashkiaku Mustafa Bijek e konfirmoi lajmin në Turqi dhe dha detaje të tjera.
“E morëm vendimin në këshillin bashkiak dhe pastaj u vumë në kontakt me ministrinë, e cila na dha edhe miratimin. Tani rruga mban zyrtarisht emrin Mohamed Salah. Jemi duke përgatitur tabelat dhe së shpejti do të organizojmë ceremoninë e inaugurimit”, tha ai.
Kryebashkiaku shtoi se në ceremoni do të ftohen vetë Mohamed Salah, klubi i Trabzonsporit dhe të tjerë. Sipas tij, prania e Salahut në zonën e tyre është një burim krenarie për komunitetin. “E falënderojmë për vlerën që i ka dhënë rajonit dhe qytetit tonë”, përfundoi Mustafa Bijek.
Horoskopi për ditën e sotme, njihuni me shenjat më me fat [...]Read More...
Një konflikt mes disa të dënuarve, është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër. Pas incidentit,…
Nga LSDM sot akuzojnë se kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve."Që nga…
Real Madridi ka mbyllur mundësinë e largimit të Rodrygos në afatin kalimtar të ardhshëm, duke përjashtuar kështu edhe një rikthim…
Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e…
Kampionia e Kosovës në basketboll ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në FIBA Europe Cup, duke mposhtur skuadrën e…