Gjatë takimit të zhvilluar sot me delegacionin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kryediplomati Glauk Konjufca rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike. Sipas tij, ky hap do të kontribuonte në garantimin e sigurisë afatgjatë të Kosovës dhe të mbarë Ballkanit Perëndimor.
Konjufca deklaroi se anëtarësimi në NATO do të përfaqësonte në nivel institucional orientimin euroatlantik të Kosovës, i cili mbështetet te historia e çlirimit, vlerat demokratike dhe mbështetja e gjerë qytetare. Ai nënvizoi se integrimi në Aleancë është një prej objektivave kryesore të politikës së jashtme të Kosovës.
None found
Kryediplomati vlerësoi gjithashtu përkrahjen e dhënë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s për Kosovën dhe theksoi rolin e diplomacisë parlamentare në forcimin e marrëdhënieve dhe në afrimin e vendit me Aleancën, raporton KosovaPress.
Duke u ndalur te siguria në rajon, ai tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një klimë të qëndrueshme sigurie, e cila të jetë e mbrojtur nga lëkundjet politike dhe të pakësojë hapësirat për destabilizim.
Sipas Konjufcës, përfshirja e Kosovës në NATO do të rriste sigurinë rajonale, pasi vendi do të bëhej pjesë e mekanizmit të mbrojtjes kolektive dhe do të thellonte bashkëpunimin me shtetet aleate.
Ai shtoi se Kosova synon të ruajë sigurinë e krijuar në bashkëpunim me aleatët e saj, duke u bërë pjesë e së njëjtës Aleancë euroatlantike.
Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë,…
Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…
Egnatia - TeutaEGNATIA 0-0 TEUTA “Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA: Dajsinani; Jaime, Bitri, Sota, Yago, Kryeziu, Aleksi,…
E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa…
Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa…