Konjufca: Dinari është dashur të largohet menjëherë pas luftës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se dinari serb është dashur të largohet nga përdorimi menjëherë pas luftës, kur Serbia është larguar nga Kosova.

“Nëse ju thoni së është dashur t’i mbledhim ndërkombëtarët dhe t’i njoftojmë, kjo është një temë tjetër, ka mundur të ndodhë, por kjo është konsideruar një çështje që nuk do të shkaktojë probleme dhe turbulenca për shkak se ligji është i shkruar”, tha Konjfuca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Konjufca foli edhe për shqetësimet e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili të enjten deklaroi se mund të ketë tensione në veri të vendit.

“Shqetësimi është se mund të ketë turbulenca në veri të Kosovës, por ne sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe se siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, tha Konjufca.


Shtuar 2.02.2024 17:07