Komisioni për Vlerësimin e Performancës zhvilloi sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetares Elza Bajrami – Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin edhe anëtarët Aleksandër Lumezi dhe Nazan Shero.
Të lidhura
None found
Në kuadër të procedurës për vlerësimin e performancës, Komisioni nisi shqyrtimin e rasteve penale të prokurorëve të Grupit IV për vitin 2026.
Diskutimet u përqendruan në mbarëvajtjen e analizës së rasteve dhe në respektimin e standardeve e kritereve të përcaktuara, me synimin që puna e prokurorëve të vlerësohet në mënyrë objektive, profesionale dhe të paanshme.
Në vijim, Komisioni do t’i zhvillojë aktivitetet sipas kompetencave ligjore dhe planit të punës, për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të mbështetur në kriteret e përcaktuara të vlerësimit të performancës.
