Komandanti i NATO: Të gatshëm për t’i përgjigjur çdo kërcënimi. Veriu është në mbrojtjen tonë!

Komandanti i NATO-s Ozkan Ulutas ka deklaruar se forcat paqeruajtës do të jenë gjithmonë në gatishmëri për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.

Po ashtu ai ka theksuar se NATO do të parandalojë çdo tension që mund të çojë në një situatë të rrezikshme për Veriun.

“KFOR-i ka ofruar ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë për rreth 25 vjet. Do ta vazhdojmë këtë edhe më 2024. Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar tensionet nga eskalimet dhe dëshiroj të siguroj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi”, ka deklaruar ai


Shtuar 23.01.2024 11:46