Kjo është shqiptarja që u takua me presidentin Biden

Besa Tafilaj Pinchotti, është shqiptarja që është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Shqiptarja Besa Tafilaj së fundmi është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association).

Takimin e saj me presidentin Biden e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, teksa edhe Besa ka publikuar status në profilin e saj në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

 Kjo është Besa, e cila dje ishte mirëpritur nga Presidenti Biden, e për të cilën, ja cfarë kisha shkruar më 22 Maj 2021:
Njihuni me Besa Tafilaj Pinchotti e cila sapo është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association). Besa, është e bija e aktivistit të mirënjohur të kauzës sonë kombëtare në SHBA, dhe mikut tim të pazëvendësueshëm, z. Ramiz Tafilaj dhe znj. Diana Tafilaj. Lindë e rritë në Houston të Teksasit, Besa ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën në University of North Carolina. Para se t’i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karierë të suksesshme si gazetare dhe prezentuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në TV-te amerikane! E martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara, ajo është edhe nënë e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut!
NMFA është organizata më e çmuar e familjeve të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve e themeluar me 1969, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek populli amerikan, por edhe tek institucionet shtetërore në Washington, DC dhe kudo nëpër Amerikë!
Zgjedhja e Besës në këtë post të rëndësishëm është mburrje e krenari për familjen e nderuar Tafilaj, por edhe për gjithë kombin tonë!
Urime e suksese për Besën!
Pamje nga takimi ka ndarë edhe Besa në profilin e saj në Facebook.

Këtë ditë përkujtimore pata nderin të jem i rrethuar nga të mbijetuarit, familjet ushtarake dhe shumë nga organizatat që kujdesen për komunitetin tonë ushtarak çdo ditë të vitit.

Siç tha sot Presidenti Biden, “Dita Përkujtimore është gjithmonë një ditë kur dhimbja dhe krenaria janë të përziera së bashku… sot ripërtërijmë betimin tonë të shenjtë për të kujtuar. ”

Ai humbi djalin e vet Beau Biden në këtë ditë 7 vjet më parë dhe u tha të mbijetuarve sot: “Do të vijë dita që kujtimi i të dashurit tuaj do të sjellë një buzëqeshje në buzët tuaja para se të sjellë një lot në sy. ”

Sot kishte buzëqeshje dhe kishte lot.

Duke menduar për @TAG, @TAG, Lisa Hallett dhe Krista Simpson sot. Disa nga gratë më të forta që kam pasur privilegjin të njoh.

Le të kujtojmë të gjithë./express