Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se Qeveria do ta përfundojë autostradën Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023. Megjithatë një gjë e tillë s’ka ndodhur, dhe sipas fotografive që tashmë po qarkullojnë në rrjete sociale, përfundimi i autostradës s’duket afër.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, duke ironizuar me moton e Vetëvendosjes “Krejt dhe Drejt” duke e modifikuar të në “Krejt dhe drejt në baltë”
“Krejt dhe drejt në baltë
Ilustrim i qartë i qeverisjes së pushtetit aktual dhe ku jemi duke përfunduar me këtë pushtet.
Pra përfundimin e kemi në baltë, gropa dhe rrugë pa krye.
Te paaftë dhe të dëmshëm”, ka shkruar Rukiqi. /Express/