Categories: kosovë

KGJK: Arlinda Zekaj-Sylaj ishte nën urdhër mbrojtjeje, aktakuza ndaj bashkëshortit u regjistrua pas vrasjes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) bëri të ditur se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte qenë nën urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë periudhës.

Inspektimi në Gjykatën Themelore në Pejë gjeti se vendimet për mbrojtjen e saj i ishin dërguar Policisë së Kosovës për zbatim. Aktakuza ndaj bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, ishte pranuar në gjykatë më 26 tetor në orën 08:56, pra pas vrasjes së saj.

Të lidhura

None found

Kontrolli në gjykatë u kërkua me urgjencë nga kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, më 26 tetor. Njësia për Inspektim Gjyqësor ia dorëzoi Këshillit raportin përfundimtar më 28 tetor.

Sipas njoftimit të KGJK-së, dokumentet e lëndës tregojnë se Gjykata Themelore në Pejë e pranoi më 7 shtator 2026 kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje dhe vendosi për të po atë datë.

Kundërshtimi i paraqitur nga Arlinda Zekaj-Sylaj dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave kishte të bënte vetëm me pjesën e aktvendimit për besimin e fëmijës dhe alimentacionin. Gjykata e aprovoi kërkesën përmes aktvendimit të 16 tetorit, për të cilin, sipas KGJK-së, palët nuk ushtruan ankesë.

“Bazuar në shkresat e lëndës rezulton se, pala mbrojtëse Arlinda Zekaj-Sylaj, gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar Urdhrin për mbrojtje”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

KGJK-ja sqaroi se në këtë çështje palë ishin vetëm Arlinda Zekaj-Sylaj dhe bashkëshorti i saj, Jeton Sylejman Sylaj. Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen, nuk figuron në asnjë nga shkresat e kësaj lënde, sipas institucionit.

Këshilli njoftoi gjithashtu për kërkesën që e ndjera ia kishte dërguar më 17 shtator kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë. Ajo kishte pretenduar se gjyqtari i çështjes kishte marrë vendim në mënyrë të kundërligjshme dhe jashtë afateve ligjore.

Kryetari i gjykatës, sipas KGJK-së, i kërkoi sqarime gjyqtarit po atë ditë dhe mori përgjigje. Më 20 tetor, Arlinda Zekaj-Sylaj mori një përgjigje me shkrim, ku i bëhej e ditur se çfarë veprimesh ishin ndërmarrë.

Këshilli hodhi poshtë raportimet se kryesuesi Thaqi kishte pranuar kërkesë nga e ndjera. Kontrolli i regjistrave fizikë dhe i postës elektronike zyrtare, thuhet në njoftim, nuk evidentoi asnjë kërkesë të saj të pranuar nga ky institucion deri më 28 tetor.

KGJK-ja deklaroi se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë, përfshirë masa të mundshme ndaj personave për të cilët vërtetohet se kanë vepruar ose nuk kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Arlinda Zekaj, 49 vjeçe, u vra të dielën. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, të cilin policia e arrestoi mbrëmë vonë.

të fundit

Avokati i Popullit kontrollon kushtet e Erion Veliajt në burgun e Fierit, ku mbahet në izolim

Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim…

3 minutes ago

Braçe u bën thirrje tregtarëve: Ulja e taksave duhet të sjellë çmime më të ulëta për qytetarët

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për paketën e masave fiskale që pritet të zbatohet nga 1 janari 2027. Ai…

9 minutes ago

Obiliq receives €89,000 to expand green spaces and reduce pollution

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…

10 minutes ago

Former judge Kryeziu: Resignation should not wait for the facts about the Arlinda Zekaj case to be established

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…

10 minutes ago

Gjermania vë në funksion rrjetin eksperimental të komunikimit kuantik për mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme

Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…

10 minutes ago

KJC: Arlinda Zekaj-Sylaj was under a protection order, indictment against her husband registered after the murder

Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…

11 minutes ago