Kreshnik Çollaku, këshilltari i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka treguar arsyejen pse presidentja nuk foli gjatë Bordit të Paqes. Gjatë një interviste televizive, Çollaku u shpreh se shkak i kësaj ishte shkurtimi i kohës si pasojë e agjendës së ngjeshur të presidentit Trump.
Ai tha se për këtë arsye u desht që një pjesë e fjalimeve të liheshin. Çollaku tha se teme e bisedës mes Trump, Osmanit dhe Ramës ka qenë çëshja e Hagës, e cila ka marrë vëmendje ndërkombëtare.
Kreshnik Çollaku: Takimi është shkurtuar në mënyrë të përshpejtuar nga një listë e gjatë folësish, në këtë orë është në udhëtim në shtetin Georgia, për shkak të zgjatjes së shumë fjalimeve, disa nga ata folës që kishin qenë në Davos, u la për një radhë tjetër.
U desh që një pjesë të fjalimeve të liheshin. Çështja e Hagës ka marrë vëmendje ndërkombëtare, nuk ka dallime në këtë pikë të shqiptarëve, të shpresojmë që drejtësia ta shohë në këtë formë. Është zgjedhja e tij, dhe biseda pas fjalës, kjo ka qenë dhe tema e bisedës mes Trump, Osmanit dhe Ramës.
