Categories: kosovë

Kërkohet shkarkimi i ministres serbe Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi se të enjten është paraqitur zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq. Kërkesa vjen pas deklaratave të saj për spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve ’90.

Të lidhura

None found

Nismën e kanë dorëzuar Grupi Parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, me mbështetjen e deputetëve të tjerë opozitarë.

“Kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare dhe që promovon veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore”, ka shkruar Kamberi.

Ai tha se Gjuro Macut, nëse nuk e propozon shkarkimin e Paunoviqit, do të mbajë përgjegjësi për vazhdimin e mandatit të saj në këtë post, si edhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë.

“Fatkeqësisht, iniciativën tonë nuk e kanë mbështetur partitë e pakicave nacionale, të cilat janë pjesë e qeverisë. Pra, shkarkimin e ministres Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as partia boshnjake e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit!”, ka deklaruar ai.

Sipas raportimit të KosovaPress, Paunoviq deklaroi të shtunën në televizionin serb “Kurir” se, po të kishte lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviq në vitin 1999, ajo do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime në Kosovë, në rajon dhe në BE.

Ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Andin Hoti, e krahasoi ministren serbe me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, duke deklaruar se çdo përpjekje për spastrim etnik në Kosovë do të përfundonte në të njëjtën mënyrë.

Sipas Hotit, personat që bëjnë thirrje për spastrim etnik nuk janë vetëm kërcënim për Kosovën, por tregojnë se Serbia ende nuk është larguar nga, siç e cilëson ai, “ideologjia gjenocidale e Millosheviqit” dhe nga politika që prodhoi luftëra, masakra dhe “turp historik”.

Edhe Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës (IKKL) reagoi, duke vlerësuar se deklarata e ministres serbe rikthen diskursin e lidhur me politikat përgjegjëse për luftën, spastrimin etnik dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë.

IKKL-ja theksoi se krimet e kryera gjatë viteve 1998–1999 janë trajtuar në procese gjyqësore ndërkombëtare, në të cilat janë shpallur fajtorë zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të regjimit të Millosheviqit. Sipas Institutit, ballafaqimi me të kaluarën, pranimi i krimeve dhe kërkimfalja institucionale janë parakushte për krijimin e besimit dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

Ndërkohë, opozita në Serbi ka kërkuar largimin e Paunoviqit nga posti ministror.

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), një parti opozitare serbe, kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të saj, duke e konsideruar deklaratën si gjuhë urrejtjeje dhe përkrahje të hapur të persekutimit mbi baza etnike.

Sipas PSG-së, një zyrtare që arsyeton dëbimin e njerëzve për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare nuk mund të mbajë detyrë në Qeverinë e Serbisë. Partia thekson se rasti është edhe më shqetësues për shkak se deklarata është bërë nga ministrja përgjegjëse për administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale, institucion që duhet të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

të fundit

18-vjeçari përplasi 84-vjeçarin në Britani dhe u kthye në shtëpi për të ngrënë pica, dënohet me tre vjet burg

Një i ri 18-vjeçar është dënuar në Britani me tre vite burg, pasi goditi me automjet një këmbësor 84-vjeçar, e…

11 minutes ago

Policia njofton për 62 raste zjarrvënieje gjatë këtij viti

Zjarret në pyje dhe fusha në Kosovë janë shndërruar në një problem të përsëritur gjatë muajve të nxehtë të verës.…

15 minutes ago

Gent Progni në ditën e 47-të të protestës: Nga kërcënimet ndaj familjes te nepotizmi dhe kaosi urban

Në ditën e 47-të të revoltës popullore përpara godinës së Kryeministrisë fjalën e ka marrë edhe aktivisti dhe eksperti i…

21 minutes ago

Kosovo seeks release of EU funds, Zulfaj: Without parliamentary obstacles, we would lead the region

Kosova ka dorëzuar kërkesën e parë zyrtare për lirimin e fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje të…

29 minutes ago

Kuzmanoska: Call opens for new jobs, with up to 250,000 denars in employment support

Deputetja e OBRM-PDUKM‑së, Biljana Kuzmanoska, në konferencën e sotme për media informoi se është në proces thirrja publike e Qeverisë…

29 minutes ago

Përplasi 84-vjeçarin dhe u largua, 18-vjeçari në Britani: “Nuk e di çfarë godita, po ha pica”

Një 18-vjeçar në Britani është dënuar me tre vjet heqje lirie, pasi goditi me automjet një këmbësor 84-vjeçar, duke e…

29 minutes ago