Afati i periudhës së katërt të raportimit për realizimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes ka përfunduar më 30 qershor. Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkaq, duhet t’ia dorëzojnë Komisionit Evropian raportet mbi zbatimin e reformave deri më 15 korrik.
Pas përmbylljes së këtij afati, sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian, do të nisë vlerësimi i përmbushjes së detyrimeve, mbi bazën e të cilit më pas do të merret vendimi për pagesat që i takojnë secilit vend. Siç është bërë e ditur, këto pagesa do të ekzekutohen vetëm pasi të vërtetohet se reformat e përcaktuara në agjendat reformuese janë zbatuar plotësisht.
None found
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, tha: “Ajo që është vërtet e rëndësishme të theksohet është se ne i inkurajojmë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë instrument, sepse ai u mundëson të përfitojnë fonde dhe t’i përdorin ato në potencialin e tyre të plotë. Prandaj, i nxisim fuqishëm ta bëjnë këtë dhe mbetemi në dispozicion për t’i mbështetur secilin prej tyre gjatë këtij procesi”.
Për Kosovën, data 30 qershor përkoi me mbylljen e afatit për përmbushjen e 13 hapave reformues, të cilët kanë një vlerë totale prej afro 91 milionë eurosh.
Po më 30 qershor 2026 përfundoi edhe e ashtuquajtura periudhë gri për zbatimin e hapave reformues që në fillim ishte paraparë të realizoheshin në mesin e vitit të kaluar, në kohën kur vendi ishte në krizë institucionale.
Rregullorja e Planit të Rritjes parasheh që, nëse hapat reformues nuk realizohen brenda periudhës gri dhe afati i tyre mbaron, fondet e planifikuara për to mund t’u ridrejtohen përfituesve të tjerë.
Një revizion i realizuar nga Drejtoria Shtetërore e Revizionit ka zbuluar një sërë parregullsish në punën financiare dhe organizative të…
Analisti Fatos Lubonja në një intervistë në “News24” foli për zhvillimet e fundit politike duke u ndalur te protesta e…
Donald Trump ka zhvilluar udhëtimin e tij të parë zyrtar me avionin e ri presidencial Air Force One, një Boeing…
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para godinës…
Në vend që të përcaktojnë qëndrimet e tyre mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, partitë politike po i largohen gjithnjë e…
Fushata e Ekuadorit në Kupën e Botës 2026 përfundoi në fazën e 1/16-tës pas një humbjeje ndaj Meksikës. Megjithatë, raportet…