kosovë

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në një konferencë shtypi në Prishtinë, ka thënë BE-ja se kanë nisur t’i heq masat ndaj Kosovës.

Kallas ka thënë se heqja e masave të aplikuara para dy vitesh, po bëhet gradualisht.

Të lidhura

None found

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka filluar gradualisht të heqë masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Ky vendim hap rrugën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe për lidhje më të ngushta me Evropën”, tha ajo.

Ajo ka thënë se ajo personalisht ka qenë e angazhuar që t’i bind vendet anëtare të BE-së që t’i heqin masat ndaj Kosovës.

“Unë personalisht jam duke i bindur vendet anëtare se ne duhet t’i heqim masat për Kosovën, por disa thonë se Kosova duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe përshkallëzimi në veri bie ndesh me këtë. Ne jemi gati t’i bëjmë hapat tonë, por kemi vërtet nevojë të shohim shtensionim në veri”, tha Kallas.

Ajo nuk shpjegoi se kur ka filluar heqja e masave dhe çfarë masash mund të jenë hequr deri tani, por shtoi se “ky vendim hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës, por edhe për lidhje më të ngushta me Evropën”.

Shefja e diplomacisë evropiane u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Kallas tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës.

“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.

Shefja e diplomacisë evropiane foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, duke thënë se të dy vendet janë partnere të barabartë në tryezën e dialogut dhe se normalizimi i marrëdhënieve mes tyre është e vetmja rrugë drejt një të “ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për popujt e këtij rajoni”.

“Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”, theksoi ajo.

E pyetur rreth Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit – për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023 – Kallas tha se ajo vlen dhe është detyrim për palët.

Gjatë vizitës së saj në Serbi të enjten, Kallas tha se synon t’i ftojë në Bruksel përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës “së më shpejt për të folur për hapat konkret përpara”.

Sipas saj, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në atë drejtim.

Kallas po qëndron në Kosovë si pjesë e një turi në Ballkanin Evropian, i cili përfshin vizita në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Tags: kallaskosove

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

20 minutes ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

21 minutes ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

22 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

22 minutes ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago